FRPD dega Durrës ka reaguar sot lidhur me situatën e agravuar tek Astiri, ku banorët e zonës po përplasen me Policinë pas nisjes së aksionit për prishjen e banesave të tyre.

FRPD e cilëson të turpshme, mizore, barbare e banditeske dhunën e ushtruar mbi ta!

“DH Albania me administratorin e zhdukur 26 vjecar eshte ende gjalle ne mendjet tona , firma e falsifikuar po ashtu , 20 mln € kilometri jane gjithashtu pjese e ketij mega-skandali korruptiv”, shkruajnë të rinjtë demokratë në faqen e tyre në “Facebook”.

Qendrimi i FRPD-së Durrës:

Eshte e disata here ne keto 6 vite qe Pushteti shtyp qytetaret !
Eshte e turpshme , mizore , barbare e banditeske dhuna e ushtruar mbi ta !
DH Albania me administratorin e zhdukur 26 vjecar eshte ende gjalle ne mendjet tona , firma e falsifikuar po ashtu , 20 mln € kilometri jane gjithashtu pjese e ketij mega-skandali korruptiv !
Aktualisht pretendohet se kjo ceshtje eshte nen hetim , si mund te prishen banesat paraprakisht ?!
Ndoshta 230 shtepi duken pak per mendjet dhe zemrat e ngushta e te ngurta te shqiptareve , por jane 230 familje qe kane investuar jeten dhe e shohin t’ju shembet para syve gjithe sakrifica dhjetra vjecare !
Nje turp shteteror dhe nje masaker ndaj popullsise vendase !