Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Kryesinë dhe Grupin parlamentar të Partisë Socialiste në një takim të përbashkët, ku ka shkarkuar 11 kryetarë degësh. Nënkryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali u shpreh se ka një degradim të marrëdhënies pushtet lokal me qytetarët dhe po bëhet një analizë e punës së drejtorëve dhe qeverisjes në territor.

"Vihet re një shkëputje nga disa territore dhe drejtuesve politikë u është kërkuar prezencë  e tyre. Sidomos nga bashkitë që drejtohen nga opozita, ku vihet re një degradim i madh së pushtet lokal me qytetarët. Ne s’kemi opozitë dhe nuk mund të presim lindjen e opozitës që të vendosim gishtin në plagët e qeverisjes lokale, por edhe qendrore ku ka nevojë për ndërhyrje. Është e rëndësishme që paralelisht te punohet dhe me familjen tonë të madhe politike në territor. Ne kemi shkarkuar disa kryetarë degësh të PS, por nuk e kam listën. Ajo do bëhet prezente më vonë."