Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me akuzat e kryeministrit Rama në adresë të opozitës. Tabaku shkruan se është fatkeqësi për shqiptarët që KM në vend që të marrë masa për të kryer pagesat që ka premtuar për familjet dhe bizneset e goditura, harxhon gjithë kohën duke sulmuar opozitën.

Statusin e Tabakut, e ka ndarë me ndjekësit e tij edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Postimi i plotë:

Fatkeqësi për shqiptarët që KM në vend që të marrë masa për të kryer pagesat që ka premtuar për familjet dhe bizneset e goditura, harxhon gjithë kohën duke sulmuar opozitën. Fyerjet e KM nuk mbushin xhepat e boshatisura të shqiptarëve. Boll i lodhe njerëzit me gënjeshtra.