Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar paraditen e sotme mesazhin e qytetarit dixhital i cili shkruan se Afrim Bakaj, drejtori i sapo emëruar në Portin e Durrësit, më parë është përzënë nga posti i drejtorit të përgjithshëm të AKU-së për shpërdorim detyre.

Por, duket se Berisha e ka postuar denoncimin e qytetarit pa vërtetuar më parë faktet.

Afrim Bakaj u dorëhoq në janar të 2016 pas marrëveshes politike mes Partisë Socialiste dhe PDIU-së, ku institucioni i AKU-së do t'i kalonte çamëve në rang vendi.

STATUSI I BERISHËS

Ne narkoshtetin e Norieges korrupsioni eshte vlere!

I shkarkuari per korrupsion emerohet nga Noriega drejtor i portit te Durresit!

Lexoni qytetarin dixhital. sb

“Pershndetje.goditja e radhes e vangjush dakos.ky eshte investimi i tij me i fundit.drejtori i ri i durrsit.njeri i perzene nga puna e meparshme qe mbante ne drejtorine e pergjithme te AKU per shperdorim e korrupsion te paskrupullt tani u gradua drejtor i portit me te madh te shqiperise.njeri qe do jete shefi i portes me te madhe te shqiperise. ju lutem publikojeni.do ju informojme prap po publikuat.flm dhe kam besim te serioziteti juaj.ju lutem anonim per ceshtje pune me kuptoni”