Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nga studio e ABC News është shprehur se po hetojnë në lidhje me 12 kryebashkiakë të dyshuar të përfshirë në krime.

Përballë gazetares Mirela Milori, Bardhi ka deklaruar se kanë dyshime se një kryebashkiak i zgjedhur nga Rama në 30 qershor të 2019 është i përfshirë në një vrasje në një nga vendet e tjera e BE-së.

“Ne do të bëjmë denoncimet e duhura sapo të kemi një dokumentacion të sigurtë në dorë për të parë nëse ky person është apo jo i dënuar për vrasje, për të parë më pas nëse është kryer apo jo një krim i tillë”, – u shpreh Bardhi.

Ndër të tjera ai ka shtuar se: “Nuk është sekret e kam thënë dhe më parë se kemi në proces verifikimi disa nga kandidatët e Edi Ramës në zgjedhjet e 30 qershorit dhe jemi duke pritur dokumentacionin provues, e riktheksoj se në këtë rast PD-ja po kryen detyrën e prokurorisë dhe pse nuk është detyra jonë ta bëjmë një gjë të tillë ne po verifikojmë dokumentacionin për një kryebashkiak i paligjshëm ka qenë i dënuar dhe ka gënjyer në formularin e Dekriminalizimin, kjo është detyre ligjore dhe e prokurorisë. Kjo është detyre e prokurorit të përgjithshëm i cili deri më sot nuk e ka kryer një gjë të tillë. Tashmë në proces verifikimi kemi 12 emra kryebashkiakësh të kishim mekanizmat e prokurorisë do të bënim të mundur zbulimin më shpejt të emrave të kryebashkiakëve të përfshirë në krime. Ne presim që me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë të verifikojmë indiciet për të dhënat që ne kemi për këto kryebashkiakë. Sapo të kemi një dokumentacion të tillë ne do të bëjmë denoncimin për shkeljen e ligjit të bërë nga një kryebashkiak. Të dhënat flasin për kryerjen e veprave të ndryshme penale, kemi dhe të dhëna që një person është i dënuar ne vendet evropiane për vrasje dhe për të tjerë të cilët janë të dënuar për vepra të ndryshme penale dhe të përfshirë në trafik të lëndeve narkotike.  Ju mund të shkoni dhe ta pyesni se çfarë po bën me katër rastet që i ka tashmë në prokurori. Një kryebashkiak ka të dhëna se është i dënuar për vrasje në një nga vendet e BE, këtë do ta bëjmë publike pasi të kemi të dhënat në dorë, dyshimet dhe të dhëna tona janë të qenësishme”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, bëhet fjalë për nje person, i cili drejton një nga bashkitë më të rëndësishme të vendit.