Urimeve të shumta për besimtarët myslimanë në ditën e shenjtë të Kurban Bajramit iu është bashkuar edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Spiropali ka uruar besimtarët me një fotografi të veçantë në një moment të bukur të familjes së saj, në këtë ditë të Kurban Bajramit.

"Gëzuar nga ne të 3", shkruan në Facebook teksa shfaqet e qeshur krah bashkëshortit dhe vajzës së tyre.