Kryetari i komisionit zgjedhor në PD, Jemin Gjana ka bërë daljen e fundit në media për mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake operative, Gjana njoftoi se kanë qenë  41.100 anëtarë që kanë votuar ose 54% e anëtarësisë.

Në 40674 vota të vlefshme, Gjana tha se rezultojnë:

Kadilli 763 vota

Harxhi 991 vota

Shehaj 6038 vota

Basha 32.882 vota.

Sipas të dhënave operative, Basha është fituesi i zgjedhjeve me 81% të votave, por Gjana tha se rezultati zyrtar do të konfirmohet gjatë ditës së nesërme.