Gjermania kundër djegies së mandateve: Të gjitha partitë të garojnë në zgjedhjet e 30 qershorit

22/03/2019 - 18:39

Qeveria gjermane ka ripërsëritur qëndrimin se djegia e mandateve parlamentare në bllok nga deputetët e opozitës është një vendim i gabuar.

Deklarata vjen nga Christian Hellbach, i ngarkuari  për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme dhe Thomas Ossowski, i ngarkuari për Politikat e BE-së pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme pas vizitës që ata patën në Tiranë.

"Ne ishim sot në Tiranë dhe kemi zhvilluar biseda me Presidentin e Republikës Meta, Kryeministrin Rama, Ministrin e Brendshëm Lleshaj, Ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Cakaj si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Tema e bisedave ishte situata aktuale e politikës së brendshme pas dorëzimit të mandateve nga opozita. I kemi dëgjuar me vëmendje argumentat e të gjitha palëve. Debatet dhe përballjet politike janë të dëshiruara në çdo demokraci. Dhe: E drejta për të protestuar është një element i rëndësishëm i kushtetutshmërisë demokratike. Por dhuna është e papranueshme" thuhet në deklaratën e përbashkët.

Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë u bëjnë thirrje të gjitha partive të tregojnë përgjegjësi përkundrejt zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor.

"Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it,- të cilat u drejtohen si pushtetit ekzekutiv ashtu edhe atij legjislativ, kanë bërë të qartë, se në cilët sektorë duhet të përmirësohet ende sistemi zgjedhor shqiptar. Qeveria Federale është angazhuar prej muajsh tanimë, që reforma zgjedhore të shkojë përpara dhe ka financuar ndër të tjera punën e ekspertëve të pavarur për këtë qëllim. 

Shqipëria duhet të zhvillojë instrumenta efektivë për të parandaluar mashtrimet në zgjedhje dhe blerjen e votave  si dhe për të ndjekur në mënyrë të vendosur çdo moment dyshimi.  Duhet të garantohet besimi i pakufizuar i qytetarëve në forcën e votës së tyre! Por kjo arrihet vetëm me një parlament funksional. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive, të punojnë në mënyrë konstruktive për reformën zgjedhore".

Sa i takon akuzave të opozitës, të cilat kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të kaluara, zyrtarët gjermanë thonë se duhet të verifikohen dhe përpunohen nga drejtësia dhe parlamenti në përputhje me procedurën e parashikuar për këtë.

Për Christian Hellbach dhe Thomas Ossowski, është detyra e të gjithë deputetëve të zgjedhur, pikërisht në parlament, me angazhim dhe në mënyrë konstruktive, të çojnë përpara reformat e nevojshme dhe të arrijnë rezultate konkrete.

"Shqipëria është, p.sh. në reformën e drejtësisë, në rrugë të mbarë. Kurse bojkoti i parlamentit dhe sidomos dorëzimi i mandateve është për ne i gabuar".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryeministri Sali Berisha pas urimit për festën e Pashkëve, ndan një tjetër lajm për ndjekësit e tij.

Një emër jashtëzakonisht i njohur për komunitetin shqiptar në mbarë Greqinë, e sidomos në Athinë, Fatos Malaj, hidhet në betejën elektora

Presidenti Ilir Meta shprehet i shokuar nga sulmet e ndodhura në Sri Lanka, ku deri në këto momente numërohen të paktën 207 viktima dhe m

Të martën skadon zyrtarisht afati që i lë në dispozicion kodi zgjedhor partive politike për t’u regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar krijimin e partisë së re "Binda Demokratike", nga Rudina Hajdari.

Nga Kisha e Shna Ndoit në Laç, kryedemokrati Lulzim Basha uroi të gjithë besimtarët katolike e ungjillore për festën e Pashkëve.

Duke uruar Pashkët, presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë apel të gjithë shoqërisë shqiptare që të bashkëpunojnë për hir të interesit ko

I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo duke komentuar krijimin e Partisë "Bindja D

Nga protesta e Unazës së Re, ish-deputeti demokrat Klevis Balli ka komentuar deklaratën e bërë sot nga Taulant Balla, i cili tha se do të

Deputeti Myslim Murrizi tha se nëse Partia Demokratike nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, atëherë ajo shton “rrezikun” e