Sot Gjermania merr përsipër kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian. Akti simbolik i kalimit këtu në Tiranë u realizua mëngjesin e ditës së sotme në Europe House.

Ambasadori Zingraf falënderoi kolegun e tij kroat, Ambasadorin Zlatko Kramarić, për presidencën e suksesshme në kushtet e vështira të Coronës.

Peter Zingraf përmes një videoje paraqiti përparësitë e Kryesisë gjermane të Këshillit të BE-së dhe foli mbi perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Në video teksa foli për sfidat që e presin Shqipërinë për intergimin në BE, ambasadori tha se gjatë presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, Gjermania do të jetë krah Shqipërisë me fjalë dhe vepra.

“Një BE e fortë është në interes të Shqipërisë dhe Ballkanit. BE dhe shtetet anëtare e kanë mbështetur Shqipërinë dhe rajonin në përballimin e krizës.Nuk do jemi vetëm presidencë e koronës. Na presin edhe shumë detyra. Do mbështesim prespektiven europiane të Shqipërisë. Kushtet e vendosura nga Bundestagu janë cilësuar si udhërrëfyes për kalendarin e reformave. Uroj në përmbyshjen e këtyre reformave. Kushtet duhen plotësuar para konferencës së parë të anëtarësimit”, tha ai.

Më poshtë shihni fjalën e plotë të ambasadorit gjerman Peter Zingraf.