Përfaqësuesi i PS në Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik deklaroi se askush nuk ka mbushur kutitë e votimit me vota, ndërsa shtoi se disa kushte të opozitës së bashkuar po shqyrtohen.

Gjiknuri tha se uron që PD të mos gjejë sebepe për të hedhur në erë Reformën Zgjedhore.

“Sot trajtuam disa cështje të tjera. Diskutuam për sistemin danez. U ra dakord që cështja e sistemit të trajtohet në fazën e dytë të Reformës Zgjedhore. Të gjitha palët duhet të shprehen për sistemin që duan. Për identifikimin elektronik të zgjedhësve dhe të numërimit elektronik, por përtej dëshirës, ne i jemi drejtuar ODIHR, që na thanë se jo më shumë se ne 10 përqind  te vendit duhet shtrirë teknologjia. Ne jemi dakord edhe për më shumë se 10 përqind. Po themi jemi dakord me 100%. Hajde t’i drejtohemi ODIHR. Nëse na kthen përgjigje e heq dorë nga raporti i parë atëherë okej. Por nëse dështon sistemi me teknologji, vjen ODIHR e na thotë dështuan zgjedhjet e nuk kemi çfarë të themi. Nuk vihet këtu me dëshira. Kush ka mbushur kutitë? Ne jemi për transparencë totale, jemi edhe për kamerat në qendra të votimit. Kemi pranuar disa kërkesa të PD, kemi pranuar depolitizim të administratës. Aperaturat nuk janë thjesht celularë, janë më të komplikuara. PS e ka vullnetin. Unë shpresoj që PD të mos ketë sebepe për të hedhur në erë këtë reformë. Nuk duhet që të mbahemi peng, se ne dalim para shqiptarëve. Ne e kemi thënë se teknologjinë mund ta shtrijmë hap pas hapi, sepse kështu e do realiteti e mos flasim me dëshira. Edhe ODIHR kështu thotë teknologjia duhet shtrirë me faza. Ne kemi thënë se madje kush kapet me shkelje në krim zgjedhor nuk punon dot më në shtet. Cfarë është kjo logjikë që kamera aty dhe vidheshkan zgjedhjet. Nëse palët vijnë me këmbë në tokë për kërkesa të bëshme, cdo gjë është gati. Nuk mund të hidhet ODIHR në kosh”, u shpreh Gjiknuri.