Kreu i Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se në zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të shkohet me kodin aktual zgjedhor. Gjiknuri nënvizoi se reforma zgjedhore do të jetë e vlefshme vetëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Në zgjedhjet e 30 qershorit do të hyjmë me këtë kod zgjedhor. Reforma zgjedhore do të jetë e vlefshme vetëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Koha nuk premton që të ndryshohen rregullat e lojës tani. Reforma Zgjedhore është e vlefshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Gjiknuri.

Damian Gjiknuri nënvizoi se PS mirëpret çdo propozim të PD deri më datë 5 maj.

"Presim PD për Reformën Zgjedhore deri më datë 5 maj. Nëse PD propozon diçka pa cenuar Lokalet, Kodin e fusim në 30 qershor’. I ofrojmë PD-së një vëzhgues me të drejtat si bashkë- kryetari. Përfaqësuesi i PD-së do jetë me të drejtë propozimi dhe vetoje", vlerësoi Gjiknuri.