Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni tha sot në Kuvend se Shqipëria e ka blerë vaksinën e AstraZenecas me 24 euro doza, ndërsa vendet e tjera e kanë marrë me vetëm 2 euro.

Në fjalën e tij, Gjoni tha se qeveria nuk ka patur si prioritet jetën e shqiptarëve, pasi vetëm me paratë e vendosura për teknologjinë në zgjedhje mund të bliheshin 2.8 milionë doza.

“Me 20 milionë euro që ju doni të blini për të identifikuar gishtat e shqiptareve, për hir të kompanisë së Lulzim, mund të kishim blerë 7 milionë doza të vaksinës AstraZeneca, 3 euro për dozë. Kaq është kostoja, po marr kostën maksimale. Mund të kishim lerë 1.6 milion doza të kompanisë Pfizer, mund të kishim blerë 2.8 milion doza nga Jonhnson & Johnson që sapo është aprovuar nga SHBA. Ndërkohë çfarë ndodh i japim 4 milion dollarë COVAX për 141 mijë doza nga AstraZeneca, kjo është çmenduri. I bie që në nëse nuk gabohem, nëse do marrim 140 mijë doza. I bie që po e blejmë dozën me 24 euro për dozë, nëse kaq është totali. Pra ju po më konfirmoni që vendet e tjera e blejnë me 2 euro ndërsa ne me 24 euro. Në treg do kishim mundër të blenim më shumë dhe t’i dhuronin dhe Kosovës.”, u shpreh ai.