Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar pas mbledhjes së djeshme të Këshillit të Stabilizim Asociimit, duke u shprehur në “Facebook” se për herë të dytë qeveria përjashtoi nga pjesëmarrja opozitën.

“Këshilli i Stabilizim Asociimit për herë të dytë organizohet nga qeveria duke përjashtuar opozitën. Frika nga e vërteta tani ka sjellë censurën edhe në pozicionet dhe instancat ku opozita ka vendin e saj të padiskutueshëm. Nëse dikush mendon që ky është një proces i njëanshëm dhe jo gjithëpërfshirës, kërkon të shkatërrojë perspektivën europiane të Shqipërisë. Sa keq që qeverisemi nga njerëz të vegjël si në vizion, ashtu edhe në shpirt”, shkruan Gjosha në rrjetin social.