Koha e shkurtër në dispozicion për deputetët e opozitës ka bërë që Kujtim Gjuzi të lërë fjalën gjatë debatit që po zhvillohej për raportin e Avokatit të Popullit.

Sipas Gjuzit, 1 minutë nuk shërben për t’i thënë të gjitha ato që donte të shprehte.

“Kryetar na keni heq fjalën, thamë ata të administratës që nuk flasim me të gjitha. 1 minutë nuk kemi ça të flasim. Më mirë jepja këtë minutë kujt të duash”, tha Gjuzi.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ai e falënderoi Gjuzin që kurseu kohën që nuk foli.  

“Faleminderit për kohën që kurseve”, tha Ruçi.

Kreu i Kuvendit kishte vënë në dispozicion nga 1 minutë debat për deputetët e opozitës dhe nuk toleroi asnjë prej tyre që ta tejkalonte këtë afat.