Gjykata e Durrësit nuk i jep mandatin Sakos, Basha: Vendim që sjell shpresë

17/07/2019 - 14:58

Kryeopozitari Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të mos njohur zgjedhjet lokale të 30 qershorit në këtë bashki. Basha thotë se vendimi sjell shpresë dhe 30 qershorin e konsideron masakër të Kushtetutës.

Kreu i PD-së paralajmëron gjithashtu se të gjithë ata që u bënë pjesë e “grushtit kriminal institucional”, do të përgjigjen përpara drejtësisë.

Reagimi i Bashës:

Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak.

Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale.

Gjykata e Durrësit nuk i dha sot mandatin e kryebashkiakes Valbona Sakos, kandidates që u shpall fituese më 30 qershor, përballë kandidates së Bindjes Demorkatike, Valbona Sakollari. Sipas vendimit të Gjykatës, BD është regjistruar jashtë afatit zyrtar dhe për këtë arsye zgjedhjet lokale janë nul.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazeta gjermane “Bild” ka fshirë artikullin dedikuar financimit të fshehtë në llogari të PD-së dhe kryedemokratit Basha.

Ashtu sikurse paralajmëroi dy javë më parë kur Shqipëria mori zyrtarisht drejtimin e OSBE-së, Kryeministri Edi Rama ka nisur sot vizitën

Kuvendi i Shqipërisë sot do të hapë sesionin e VI -të të Legjislatures se IX -te.

Taulant Balla ka publikuar artikullin e gazetës gjermane prestigjioze "Bild" kushtuar lobimit të Partisë Demokratike në SHBA.

Presidenti Ilir Meta ka takuar në Prishtinë familjen e ish-Presidentit të Kosovës, pasi kreu homazhet në varrin e Ibrahim Rugovës.

Pas padisë për shpifje ndaj Ramush Haradinajt, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se “Rama është kartë e djegur edhe në Kosovë”.

Sekretari i Përgjithshëm i PD , Gazment Bardhi ka vijuar takimin me strukturat e partisë ku është ndalur në Elbasan.

Ish-ministri i Jashtëm i PD-së, Tritan Shehu ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama sa i takon marrëdhënieve të këtij të fundit me Serb

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi teksa ka komentuar situatën politike në vend, deklaroi se nuk është arritur marrëveshje me ulje

Zv.kryeministri Erjon Braçe ka reaguar sërish kundër vendimit të gjykatës që pushoi akuzën për kryedemokratin Lulzim Basha në lidhje me d