Gjykata ka vërtetuar mandatin e Valbona Sakos si kryebashkiake e qytetit të Durrësit, fituese në zgjedhjet e 30 qershorit.

Vërtetimi i mandatit erdhi pas kërkesës së Partisë Socialiste për të njohur mandatin, duke  rishqyrtuar çështjen me një gjyqtar tjetër. Çështja u rishqyrtua me gjyqtarin Shpëtim Rekën.

Dy ditë më parë, Gjykata e Durrësit shpalli të pavlefshëm procesin e 30 qershorit, duke rrëzuar kërkesën e përfaqësueses socialiste në bashki, Valbona Sako, për njohjen e mandatit.

Gjyqtarja Mimoza Margjeka argumentoi se Bindja Demokratike u regjistrua jashtë afateve ligjore, gjë që e bën nul edhe 30 qershorin.