Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ishin paraditen e sotme në Gjykatën Kushtetuese. 

Në një postim në Twitter, Kim shpreh respektin e saj për Kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Vitore Tushen, dhe për gjyqtarët e prokurorët që kanë kaluar vettingun.

Kim thekson se është koha që të ngrihen intitucionet dhe të tregohet pavarësi dhe integritet.

”Respekt ndaj gjykatësit Tusha për vendosmërinë e saj për zbatimin e Reformës në Drejtësi. SH.B.A mbështet fuqimisht atë dhe gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë që kanë kaluar vettingun. Koha që institucionet të ngrihen dhe të tregojnë pavarësi dhe integritet.”