Gjykata Kushtetuese/ Presidenca paralajmëron padi për zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë

20/02/2020 - 17:59

Presidenca ka bërë publike prova të reja të shkeljeve ligjore, që sipas saj, janë bërë gjatë procesit të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta theksoi në fjalën e tij se shkeljet ligjore janë bërë qëllimisht nga ana e kryetarit të KED, Ardian Dvorani. Presidenti lejoi që provat e reja t'i shpjegonte këshilltari ligjor i tij, Bledar Dervishaj.

Ky i fundit shpalosi edhe disa nga shkeljet që u shoqërua ky proces. Sipas Dervishajt, ndonëse u kërkua zbatimi i radhës për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses, kjo procedurë nuk u ndoq. Dervishaj ka sqaruar për opinionin publik faktin sesi kanë vepruar Dvorani, Ministria e Drejtësisë dhe Qendra e Botimeve Zyrtare në lidhje me Arta Vorpsin.

Sipas tij, Dvorani vetëm gënjen e se ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Ai shton se Ardian Dvorani, me shkresën që ka nënshkruar, ka shpërdoruar detyrën. Po ashtu, Dervishaj vlerëson se edhe Ministria e Drejtësisë ka vepruar në një mënyrë antiligjore e antikushtetuese. Këshilltari i presidentit Meta deklaroi se ka 20 vjet që punon jurist e se kurrë nuk ka rastisur rast si ky, kaq antikushtetues.

Dervishi paralajmëroi padi shtesë për shkeljet ligjore sipas tij të zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë.

 “Do bëj një përmbledhje të shkeljeve. Në 21 shtator 2019 Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet për të bërë listimin e kandidatëve për 4 vendet vakante. Merr disa vendime, ndërmjet tyre dhe një vendim siç është pika dy. Në faqen e Gjykatës së Lartë ka një seksion për këshillin. Prova e dytë; në 22 shtator, në faqen e Gjykatës së Lartë publikohen 4 vendimet e KED, për 4 vakancat. Këshilli vendosi miratimin e raportit dhe listën e kandidatëve për vakancën e shpallur nga presidenti, nga Kuvendi, nga presidenti dhe Kuvendi. Këshilli ka ndjekur radhën që dikton kushtetuta dhe ligji. President-Kuvend, gjykatë e lartë. Në datën 15 tetor presidenti i Republikës, pasi mori informacion nga Kuvendi, emëroi listat. Presidenti i kërkoi Kuvendit që të shprehej për emërimin e gjyqtarit të dytë, e me radhë. Duke parë se Kuvendi kishte vendosur që ta shtynte afatin, që sipas Dvoranit do të kapërcente këtë afat. Presidenti ndërmori një akt administrativ dhe ja drejton kuvendit kryetarit Ruçi, avokates Ballanca, dhe tek kryetari Dvorani. Në këtë shkresë paraprake kërkonte rregullimin e situatës. Presidenti mbështetur në normat kushtetuese, ka vendosur të pezullojë procesin administrativ të listës dhe praktikës së plotësimit të vakancët, deri në zgjidhje të gjyqtarit të 2-të. Presidenti i kërkoi KED plotësimin e dokumenteve. Ardian Dvorani vetëm gënjen. Ai ka deformuar totalisht faktet. Dvorani vendosi qëllimisht që të mos mbledhë KED. Me këtë shkresë zoti Dvorani ka konfirmuar faktin se ka shpërdoruar detyrën. Për këtë arsye kemi depozituar kallëzim penal pranë Prokurorisë. Ardian Dvorani ka bërë interpretim të gabuar të ligjit. Dvorani ka gënjyer, tha se nga presidenti nuk ka ardhur asnjë informacion. Kam 20 vjet juristi, por eksperiencë më të shëmtuar se kjo nuk kam parë. Të dërgojë MD për botim diçka që nuk është normale është krejt jashtë normave. Ministria e Drejtësisë ka dërguar për akte botimi, shkresa në ditë pushimi. Këta funksionarë publikë donin të shtrembëronin të gjitha provat për të thënë se kandidatja e renditur e para është e zgjedhur nga Këshilli. Turp më të madh nuk ka. Vendim-marrjen e presidentit nuk mund ta komentonte askush, as Këshilli. Botimi është i paligjshëm. Situata është e rëndë për Miniostrinë e Drejtësisë. Qeveria me anë të MD ka dërguar për botim një akt që nuk e ka prodhuar vetë. Ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Kemi përgatitur padi shtesë në SPAK. Ka bashkëpunim duket qartë. Prokuroria duhet të thërrasë për të marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë.”- tha Dervishaj

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rudina Hajdari, bashkëkryetarja në komisionin e reformës zgjedhore, ka deklaruar se mazhoranca dhe opozita jashtë parlamentare kanë arrit

Pas dekretimit të tre ligjeve të mazhorancës, Presidenti Ilit Meta ka vendosur të kthejë për shqyrtim në Kuvend ligjin për "Aktivitetet e

Pas përfundimit të takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim theksoi se diskutimi ishte fokusuar tek e ardhmja

Duke folur pas takimit me ambasadoren amerikane në vendin tonë, kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar se Reforma Zgjedhore do të përfun

Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë folur pas tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zg

Në mbledhjen e Këshillit Politik këtë të martë palët kanë rënë dakord për disa çështje.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim pritet të zhvillojë një takim me kryedemokratin Basha në selinë blu në orën 14:30.

Presidenti i Ilir Meta ka dekretuar ditën e sot shpalljen e tre ligjeve të qeverisë, atë për lejet e mjedisit, për mbrojtjen e mjedisit d

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar paraditen e sotme me bizneset në njësinë 5 në Tiranë.

Tryeza e reformës zgjedhore mësohet se ka pranuar një nga propozimet e opozitës.