Gjyqi kundër Shullazit, Krimet e Rënda thërrasin Berishën për të dëshmuar

13/02/2018 - 18:22

   Ish-kryeministri Sali Berisha pritet që në seancat e ardhme, në gjyqin kundër Emiliono Shullazit. Po ashtu në këtë gjyq pritet të japin dëshminë e tyre dhe Ardian Çipa dhe Marsida Musai.  Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, me kërkesë të avokatëve të Emiljano Shullazit.

Emri i Berishës në këtë çështje ka dalë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili teksa dëshmonte para gjykatës së Krimeve të Rënda tha se personi që ka dijeni të plotë mbi kërcënimet ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, është Sali Berisha.

Avokatët e Shullazit, duke u nisur nga postimi i Berishës në Facebook, kanë kërkuar që dhe ish-kryeministri të jetë pjesë e dëshmitarëve.

Sipas informacioneve Berisha pritet të pyetet në lidhje me rrethanat se si ishte vënë në dijeni të këtyre kërcënimeve dhe çfarë dinte mbi këto kërcënime të profesorëve. Gjykata ka pranuar këtë kërkesë të avokatëve dhe ka ftuar në seancën e të martës së ardhshme ish-kryeministrin Sali Berisha të paraqitet në gjyqin e Shullazit. Po kështu seancën e radhës pritet të paraqitet në gjykatë si dëshmitar dhe Ardian Çipa, ish-kreu i Krimeve të Rënda dhe krimit të organizuar, sot drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve pranë Ministrisë së Brendshme.

Njëherësh avokatët i kanë kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda të njoftojnë për t’u paraqitur si dëshmitarë në gjykatë dhe shtetasen Marsida Musai, e cila është gruaja e Ylvi Beqajt.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Astrit Patozi ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me grupin themelues të partisë “Bindja Demokratike”.

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar sërish pas lajmeve të përhapura në media se do të jetë pjesë e partisë së re Bindja Demokratike.

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një zhvillim inkurajues ndalimin e 4 personave të përfshirë në grabitjen e Rinasit më 9 prill.

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në Facebook, hedh dyshime se policia po kërkon në Elbasan për autorë të rremë të grabitj

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka kritikuar qëndrimin e mazhorancës lidhur me vendimin e Parlamentit të Hol

Duke reaguar për zgjedhjet e 30 qershorit dhe vendimin e opozitës së bashkuar për të mos marrë pjesë në to, ish-ministri i Drejtësisë, Yl

Kryetari i PD, Lulzim Basha mblodhi sot në orën 11:00 Kolegjin e Kryetarëve për të diskutuar për aksionin e opozitës, ku vendosi edhe dat

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar për herë të parë pas lajmit të krijimit të partisës së re "Bindja Demokratike".

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mbledh sot në orën 11:00 Kolegjin e Kryetarëve për të diskutuar për aksionin e opozitës.