Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimin e autorit të 5-të të grabitjes së Rinasit.

“Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit. E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete.”- shkruan kryeministri.