Grasso: Mbështesim Shqipërinë drejt BE-së

05/05/2014 - 12:49

Tiranë, 5 maj 2014 - Kryeparlamentari Ilir Meta ka pritur sot ne ambientet e Kuvendit presidentin e senatit të Italisë Pietro Grasso.Presidenti i senatit italian shprehu kënaqësinë e tij që ndodhej në Shqipëri, pikërisht 2 muaj pas vizitës së presidentit italian Giorgio Napolitano. Grasso u shpreh se, Italia është një mbështetëse e fuqishme e Shqipërisë. Ai theksoi se, vijueshmëria e reformave në sektorë të ndryshëm, përbën rëndësi themelore për të realizuar ëndrrën evropiane të shqiptarëve.

“Jam i lumtur që jam në Shqipëri. Unë e njoh vendin tuaj prej shumë kohësh, duke pasur parasysh edhe veprimtarinë time të mëparshme. Vizita ime dëshmon vazhdimësinë e marrëdhënieve më Shqipërinë, dhe vjen dy muaj pas vizitës së presidentit italian Napolitano në Tiranë. Gjatë kësaj vizite, pata rastin të shoh përparimet që ka bërë vendi juaj në vite, dhe shpreh bindjen se Italia do të mbështesë më tej integrimin e Shqipërisë në BE. Vijueshmëria dhe realizimi i reformave në sektorë të ndryshëm, dhe forcimi i shtetit të së drejtës, do të përbëjë bazat për të vijuar më tej me këtë bashkëpunim, dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, - tha Grasso. 

Ndërkohë kryeparlamentari Ilir Meta u shpreh se, marrëdhënia e Shqipërisë me Italinë nuk ka nevojë për shumë komente pasi këto dy vende fqinje, e kanë treguar dinamikën në rritje të bashkëpunimit, dhe të shkëmbimeve njerëzore dhe kulturore.

“Niveli i marrëdhënieve me Italinë nuk ka nevojë për shumë komente. Shkëmbimet njerëzore dhe kulturore, po ashtu edhe partneriteti strategjik vihet re në të gjitha fushat. Vlerësojmë bashkëpunimin përsa i takon projektit TAP si një shtysë e fuqishme jo vetëm për bashkëpunimin tonë të mëtejshëm, por edhe për sigurinë energjetike evropiane. Italia është partneri më i rëndësishëm ekonomik e tregtar, me një prezence të gjerë të asistencës së saj në të gjithë sektorët. Ndërkaq, ftojmë sipërmarrësit italianë për më shumë investime në Shqipëri”, - tha Meta.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jep lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PD në Mirditë, Preng Toma.

Kryeministri Edi Rama e nis këtë të hënë me një lajm të mirë nga Tamara e Malësisë së Madhe, teksa thekson se po përfundon fabrika e re a

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur qëndrimin e Europa Nostra në letrën dërguar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një javë pas shembjes

Në një komunikim në Facebook, kryeministri Edi Rama njoftoi masat e reja duke nisur nga data 1 qershor.

Pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist, Niko Faber ka reaguar edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist, N

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Niko Faber.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ka hequr provat e krimit që qëndr

Presidenti Ilir Meta teksa ka shpërndarë urimin e Kardinal Ernest Simoni Troshani me rastin e Fiter Bajramit, theksoi se harmonia ndërfet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar këtë paradite në Shkodër, ku zhvilloi një vizitë në Myftininë e qytetit verior, me ra