Sekretari i përgjithshëm në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me grevën e naftëtarëve në Ballsh.

Bardhi shkruan në Facebook se sa herë flet Edi Rama mashtron, ndërsa i kërkon kryeministrit të mbajë premtimet.

“Sa herë flet, Edi Rama mashtron. Vetë u premtoi naftëtarëve se do të hapë rafinerinë, vetë u premtoi se do të paguhej paga e tyre. Premtimet e tij me zë dhe me figurë tregojnë një kryeministër të papërgjegjshëm, të pandjeshëm, të paaftë. Halli i naftëtarëve dhe i çdo shqiptari zgjidhet duke larguar këtë kryeministër mashtrues dhe hajdut.”- shkruan Bardhi krahas videos.