Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një dalje për mediat ka folur për përgjysmimin e projekt-buxhetit të 2019-s. Duma tha se Shqipëria po varfërohet gjithnjë e më shumë në një kohë që të aftit dhe të rinjtë kanë zgjedhur të largohen nga vendi.

Deputetja demokrate tha se ka familje që janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike dhe ky fakt e varfëron më shumë vendin.

“Varfëria sot në Shqipëri nuk është varfëri ekonomike është plakja e popullsisë dhe arratia e më të aftëve Ata që jetojnë pa asnjë të ardhur nga 113 familje ekonomike që përfitonin ndihmë ekonomike jemi minus që nuk përftojnë më ndihmë ekonomike. Nuk janë të fshehta edhe pikët që përcaktojnë varfërinë. Këtu familje kur abondohen siç po ndodh nuk kursehet por përkundrazi. Varfëria e skajshme hap dyert krimit, gjykatave dhe burgut.

Paga minimale kërkon të rritet me 10 mijë lek të vjetër. Kur në fakt duhet të kalohet 40 mijë lek të vjetra. Pensionet në buxhetin e 2019 deklarohet se ata do të indeksohen sipas rritjes ekonomike. NJë pensionist paguan çmimin e bukës më shtrenjtë, paguajnë pronën kur nuk janë vetëm, paguajnë edhe taksën e arsimit.

Shqipëria renditet e fundit në rajon përsa i përket pensioneve dhe nivelit mesatar të pensioneve. Klasa e më të vuajtur e të përndjekurve politike, u përcollën me premtime.

Projekt buxheti i 2019 tregon gënjeshtrën e rilindjes nga 20 milion dollarë kalojmë në 10 në milion dollarë nga 30 milion që ishte dhe vjen e përgjysmohet e përgjysmohet. Programi i PD-së që rrit i jep zgjidhje rritjes ekonomike, masat që PD do të marrë për ndalimin e koncesioneve, për çdo familje nevojë kur nuk siguri për jetën”, u shpreh ajo.