Grida Duma kritikon hapur Bashën

13/01/2018 - 20:49

   Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, ka treguar idetë e saj për përmirësimin e PD-së.

Duma u shpreh se një nga gjërat që duhet bërë brenda partisë është menaxhimi në mënyrën e duhur i njerëzve të aftë.

Deputetja e djathtë foli edhe për marrëdhënien me LSI-në, duke theksuar se për largimin e të keqes së madhe, qeverisë Rama, duhet të bashkohen të gjithë.

Kritika ndaj Bashës?

Duma: Ka dy qasje, të ankohesh e të thuash sa keq i ka bërë gjërat dikush por ka dhe një qasje për të thënë se gjërat mund të bëhen më mirë. Unë nuk merrem me intervalin çfarë është bërë keq. Por duhet të dimë çfarë duhet bërë. Nuk ka më opinione individuale, është koha për një sistem me rregulla loje.

A ka nevojë PD për një lider tjetër?

Duma:Nuk mund të them këtë, por di të them që duhet të menaxhojmë më së miri njerëzit e aftë, dhe duhet t’u gjesh njerëzve të duhur vendin e duhur. Kemi kapacitete të jashtëzakonshme. Nuk jemi aspak opozitë e dobët. Kemi mendimtarë që duket sikur qëndrojnë në stolat e tyre të mendimit, por që janë qasur e kanë mbështetur PD-në në momentet më kritike. Ne duhet të prodhojmë trashëgimi, jo të krijojmë një staf të përkohshëm.

Sa e vlerësuar ndiheni nga z.Basha?

Duma:Nuk është këtu ideja. Mendoj që në politikë nëse je i drejtë dhe juajal, dhe nga ana tjetër je i nevojshëm, atëherë kjo i duhet një organizate politike. Nëse më konsiderojnë të vlefshëm, sot jepen meritat. Për sa i përket PD-së në tërësi patjetër ndihem e vlerësuar.

Marrëdhënia me LSI-në

Duma:Së pari sot duhet një opozitë që duhet thirrur çdo individ e jo më forcë politike se është në rrezik demokracia në Shqipëria. Kjo nuk është platformë qeverisëse, s’duhet menduar kështu. Duhet të bëhemi bashkë për të përballuar këtë të keqe të madhe. Pas kësaj, çështja e koalicioneve për sa i përket logjikës time, për cilëndo forcë duhet t’i quajmë aksionerë në vendimmarrje. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim, ish-ministrin e jashtëm të Italisë dhe ish-zv.presidentin e Komisionit Europian, Fr

Një shef policie nga Shqipëria është arrestuar me 1 ton hashash në Greqi, ndërkohë që lajmi është mbajtur i fshehur në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama tha se qytetarët kanë akses në çdo kohë për të përçuar ankesën tek platforma e lançuar on-line dhe brenda 10 ditësh

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, teksa publikon shifrat e shumës që paguhet për një litër karburant në vendin tonë, shkrua

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook, mesazhin e një qytetari dixhital, i cili denoncon një ngjarje të ndodhur në Peqin

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni në një deklaratë për mediat informon për vendimin e paligjshëm për t’i dhënë dy vjet leje prindërore,

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet,  Shpëtim Idrizi i ka kërkuar Prokurorisë të zbulojë portalet, gazetarët dhe OJF-të që k

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Spitalin e Fierit, ku u njoh me ndryshimet e bëra atje.

Partia Demokratike ka deklaruar sot se 534 drejtues të policisë janë të verifikuar si persona që kanë qenë të lidhur me Sigurimin e Shtet

Ministri Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me votimin e së premtes për ndryshimet kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë.