Grida Duma: Protestat për shembjen e teatrit i vlerësoj. Presioni në ekonomi, i gabuar

23/05/2020 - 17:07

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një komunikim me Skype në News 24, komentoi pasojat që ka lënë pandemia e COVID-19 në ekonominë shqiptare.

Sipas saj, përveç dëmit që ka shkaktuar pandemia, bizneset po i godet edhe presioni i qeverisë.

“Presioni në ekonomi është i gabuar. Nuk ka kuptim të ushtrojnë frikën e gjobës, ushtrimi i presionit nuk është asnjëherë i mirë sidomos në ekonomi kaq fraxhile sa ekonomia shqiptare”.

Sa për turizmin e kësaj vere, Duma tha se “Njerëzit mund të bëjnë më pak ditë pushime po do tentojnë të zgjedhin vende të mira, do të duan të jenë më të sigurt, do zgjedhin ato struktura që garantojnë higjienën dhe sigurinë”.

Ajo shtoi se paketat e ndihmës të qeverisë shqiptare nuk mund të quhen të tilla. “Paketat përveçse janë më të voglat në Ballkan, janë të shfazuara në kohë, duhet të jepeshin menjëherë”, shtoi Duma.

Sa për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, Duma u shpreh se qeveria vendosi të ndërhyjë në një moment të paqartë. Ajo vlerësoi po ashtu protestat e nisura pas këtij akti, si veprime që i thërrasin kujtesës.

“Gjetën momentin e ndërhyrjes për të prishur një godinë në një periudhë të paqartë, nuk dihet ende cfarë do ndërtohet aty, u nis me kulla dhe pastaj thuhet se s’do ketë . Ishte ky një tregim force? Unë do të doja ta shikoja aty atë godinë. Nga specialistët kam dëgjuar që godinat avangard janë sot godinat me material të lehtë. I siguron nga të gjitha goditjet. Pavarësisht kësaj s’do merrem me argumentimet e tyre. Unë jam e mendimit se ajo godinë duhet të qëndronte ashtu. Mendoni sikur të ishte e vendosur në kuti xhami, mjaftonte të qëndronte ashtu veç për vlerën historike që ia rrit vlerën. Protestat sot i vlerësoj, është një dhe vetëm një arsyeja: thirrja e kujtesës. S’mund të bëjmë atë gjë që kemi bërë gjithmonë, përsërisim gabimet”, shtoi Duma.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të Qendrës Europiane të Drogave duke e cilësuar një kambanë e for

Ditën e sotme, ambasadorët e SHBA, të BE-së dhe të Britanisë kanë zhvilluar një takim me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në se

Përmes një konference për shtyp, Ministri i Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, Arben Ahemtaj foli

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve të cilën kërkonin me ngulm hapjen e kufinjve.

Ambasadori Italian, Fabrizio Bucci ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim në selinë blu ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca dh

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot me rastin e 86-vjetorit të lindjes komentatorin e njohur, profesor Ismet Bellova.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një deklarate nga selia blu, tha se Banka Botërore ka parashikuar situatë të rë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet e saj sociale ka uruar fëmijët për fest

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës se ka shpenzuar 100 mijë euro nga paratë e shqiptarëve për udhëtim me charter pë