Deputetja demokrate e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Grida Duma e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News 24 foli mbi grupin me figura të njohura të PD, që kërkojnë zgjedhje brenda partisë dhe largimin e liderit aktual Lulzim Basha.

Duma u shpreh se një kërkesë e tillë në optikën e saj nuk mund të bëhej fill pas zgjedhjeve, pasi kjo kohë, duhet të shfrytëzuar për të analizuar arsyet e humbjes, që sipas saj, janë manipulimi dhe deformimi i votës së lirë të qytetarëve.

“Nuk besoj që ata kanë ndonjë dyshim që zgjedhjet u vodhën. Nuk është e udhës që më datë 26 prill, të dilet në deklaratë të mos thuhen gjërat e rëndësishme dhe më as gjërat më pak të rëndësishme. Unë më datë 27 do të thoja të madhen gjë, deformimin e vullnetit të votuesit. Pas kësaj duhet të diskutojmë cila është alternativa për ta superuar atë. Unë e kam shumë parimore këtë. Për mua nuk është çështje të zëvendësohet një person me një teatër. Përgjegjësia politike vijon nga çka ndodhur në Shqipëri dhe çka bërë bashka për ta stopuar atë. Unë dua po ashtu të dëgjoj zgjidhje për vijimin si të mundim të keqen, që se ke emrin Edi Rama. Është mësuar në opinionin publik që jemi mësuar me të keqen. Kjo histori duhet të ndryshojë. Në PD të kandidojë kushdo të mundet, por dua të dëgjoj ide, përpara se të vijë 25 prilli. Kam qenë një nga individët që them idetë e mia. Së pari vijnë idetë, mbi idetë ndërtohen qëllimet e mbi to mjetet. Nuk kam koment për asnjërin, kushdo të kandidojë tek PD të kandidojë, dua të dëgjoj ide. Dua të dëgjoj cila është mënyra e zgjidhjes për të mundur Ramën. Çfarë bëmë të pamundurën, që i provuam shqiptarëve që mund të lëmë imunitetin dhe nuk pengojmë Reformën në Drejtësi.”, tha ajo.