Guri: Bilanci i dështimit dhe gënjeshtrave të kryeoligarkut për Rindërtimin në Durrës, më shumë fjalë sesa punë

23/02/2021 - 12:35

Përmes një postimi në Facebook, Elona Guri, drejtuesja politike e qarkut të Durrësit për LSI-në ka bërë bilancin e dështimeve dhe gënjeshtrave të kryeministrit Edi Rama të cilin e quan kryeoligark.

Teksa kapet nga fjala e Ramës se familjet e prekura nga tërmeti janë kthyer në shtëpi, Guri thotë se në Durrës janë kryer më shumë vizita, fjalë, premtime, orë televizive për rindërtimin sesa punë.

Sipas saj, më 25 prill Durrësi do e shporrë kryeoligarkun dhe mashtruesin e madh pasi e braktisi, e zhvati dhe e mashtroi në ditët më të vështira.

POSITMI I PLOTË

“Familjet që janë prekur nga tërmeti janë kthyer në shtëpi,” gënjen kryeoligarku.

Ja bilanci i dështimit dhe gënjeshtrave të kryeoligarkut:

Nga 1036 banesa individuale të dëmtuara kanë perfunduar vetëm 15.

Nga 30 pallate të shëmbura janë ndërtuar ZERO, pas afro një viti e gjysmë filluar vetëm 2.

Nga 31 shkolla kanë filluar vetëm 10.

8 mijë banorë vazhdojnë të jetojnë në çadra dhe kontenjerë.

900 familje me banesa DS4 as nuk kanë marrë informacionin më minimal se çfarë do bëhet me ato.

Zero punë për lagjen e re të premtuar në Spitallë.

Të gjitha objektet që nuk përfundojnë dot përpara datës së zgjedhjeve janë lënë në harresë pasi nuk vlejnë sipas tij për vota.

Më shumë vizita në Durrës, fjalë, premtime, orë televizive për rindërtimin sesa punë.

Më 25 prill Durrësi do e shporrë kryeoligarkun dhe mashtruesin e madh pasi e braktisi, e zhvati dhe e mashtroi në ditët më të vështira.

Elona Guri

LSI Durrës

#DurresiShtepiaJuaj

#LSI

“Familjet që janë prekur nga tërmeti janë kthyer në shtëpi,” gënjen kryeoligarku. Ja bilanci i dështimit dhe...

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Tuesday, February 23, 2021

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar një video në “Facebook”, ku paraqiten pamje nga manifestimi i 2 marsit 2020.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një statusi në “Facebook”, ka publikuar një foto, ku paraqitet në homazhet, e bëra

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon në rrjetet sociale një video-mesazh të veçantë, me në fokus fëmijët.

Nënkryetar i Partisë Demokratik, Edi Paloka,  ka deklaruar se kryeministri Rama është në panik, pasi sipas tij, e ka kuptuar se ka nisur

Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të bëra sot prej tij në drejtim të kryetares së LSI-së dhe opo

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka publikuar fotografi me kryeministrin Edi Rama dhe thekson se e ardhmja e Shqip

Presidenca ka reaguar pas deklaratave dhe akuzave të kryeministrit Edi Rama se Ilir Meta dhe Sali Berisha duan të zhbëjnë reformën në dre

Kryeministri Edi Rama ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se personat që rezultojnë të infektuar me Covid-19 duhet të vazhdojn

Kryeministri Edi Rama teksa u pyet nëse ka një datë konkrete se kur do të nisë vaksinimi në masë me vaksinat anti-covid, tha se nuk mund

Albin Kurti jep mesazhin e bashkimit, duke marrë shembull heroin kombëtar, Skëndërbeun, gjatë vizitës në Lezhë.