Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, do të vizitojë sot Tiranën, ku do të takohet me Kryeministrin Edi Rama.

Lajmi bëhet i ditur në uebsajtin e Komisionit Europian, ku thuhet se Hahn do të vizitojë Kosovën dhe Shqipërinë ditën e enjte.

“Në Prishtinë, komisioneri do të takohet me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama për të analizuar përpjekjet për reforma”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet rëndësia që ka ndjekja e reformave me vendosmëri për të ecur para në rrugën e Integrimit Evropian.