Rudina Hajdari ka dalë e revoltuar nga mbledhja e Këshillit Politik. Në një dalje për mediat me tone të forta ajo ka akuzuar palët se po luajnë lojëra dhe po diskutojnë sipas saj për çështje që nuk kanë rëndësi për shqiptarët.

“Kur vjen puna për të diskutuar sistemin zgjedhor i bëjnë bisht, i shkelin syrin njëri-tjetrit. Vjnë aty për të diskutuar çështje pa rëndësi për shqiptarët. Kanë 30 vite në pushtet dhe ulen vetëm për interesat e veta. Këtu s’ka liri dhe demokraci. Prandaj kam ardhur në Shqipëri. Kur shpreha mendimin tim në parlament më quajtën tradhtare. Betejën do e çoj deri në fund.

Dua që njerëzit të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të shkojnë në parlament ata që e meritojnë. Kur bëhet fjalë për ndryshimin e sistemit, Gjiknuri foli në emër të Vasilit për këtë, kjo ishte qershia mbi tortë.

Shqiptarët e duan këtë betejë, ndaj i ftoj të më bashkohen, ndryshe do ngeleni në duart e tyre që duan interesin e tyre, ata i kanë gjërat e tyre në rregulloj por i harrojnë shqiptarët, cdo grua, nënë student që s’ka shpresë të më bashkohet në këtë betejë për të ndryshuar sistemin zgjedhor, momenti është tani të dashur shqiptarë, po bëjmë një reformë zgjedhore.

Nuk kam asnjë lloj interesi personal, dua më të mirën për këtë vend. Po zbatoj të drejtën që më ka dhënë Kushtetuta, fjalën e lirë dhe unë nuk kam frikë nga askush”, tha ajo.