Rudina Hajdari i është përgjigjur ashpër kryeministrin Edi Rama, i cili nga foltorja e Kuvendit sulmoi deputetët e opozitës së re.

Deputetja Hajdari shkruan në Facebook, se Rama nuk mund ta mbulojë paaftësinë e tij dhe tragjedinë që po kalojnë familjet në Durrës, Thumanë, Lezhë, Laç e Tiranë me arrogancë e dhunë.

"Arrogant me qytetarët, arrogant me bashkëpunëtorët, arrogant me opozitën në Parlament, e cila i kërkon llogari. Arroganca është maska e paaftësisë, maskë e cila është çjerrë nga tërmeti. Z. Rama, nuk mund ta mbulosh dot paaftësinë tënde dhe tragjedinë që po kalojnë familjet në Durrës, Thumanë, Lezhë, Laç e Tiranë me arrogancë e dhunë. Nuk mund ta mbulosh dot as duke u fshehur mbas Lulzim Bashës të cilin sot e thërret për bashkëpunim. Nuk i fshiheni dot popullit."