Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Rudina Hajdari ka shkruar në “Twitter” se marrëveshja e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje është fatalitet politik.

“Marrëveshja ndërmjet partive politike të opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhjet lokale, e shikoj si një fatalitet politik”, shkruan ajo.

Hajdari shton se kjo gjendja ka ardhur si rrjedhojë e urisë absolute të qeverisë për të gllabëruar çdo gjë.

“Nga ana tjetër, indiferencën e qeverisë për situatën e krijuar dhe uria absolute e saj për të gllabëruar çdo ditë pushtet, nuk përbën gjë tjetër, veçse shkakun e drejtë për drejtë të kësaj gjendjeje”, shton Hajdari.

Rudina Hajdari në fund propozon që palët të ulen në bisedime për të gjetur zgjidhjen e shumë pritur.

“Sa nuk është vonë të gjithë ata që duan të ardhmen e Shqipërisë, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë, por të ulen në tryezën e bisedimit për të gjetur zgjidhjen e shumë pritur”, nënvizon deputetja Rudina Hajdari.