Zotit Patozi i uroj suksese, por do vazhdoj rrugën time”. Kështu ka deklaruar deputetja Rudina Hajdari, në lidhje me krijimin e partisë së re, për të cilën tha se nuk do të jetë pjesë e saj.

Kam folur hapur me krijuesit, por nuk kam pasur asnjë lloj roli në krijimin e kësaj partie. Lajmet dolën se unë isha shprehur hapur, isha pro mos bojkotimit të zgjedhjeve. Isha pro dhe të formimit të një forumi politik që do përfaqësonin demokratët. PD dhe partitë e tjera kanë zgjedhur një mëyrë anti-kushtetuese dhe jo të përshtatshme të një vendi që kërkon të futet në BE”, tha Rudina Hajdari.

Sipas saj, prioriteti kryesor do jetë grupi parlamentar demokrat. “Çdo gjë tjetër e shikoj pak të vështirë nuk dua që gjerat të ndodhin shpejt, duhet të jemi të matur. Nuk kam pasur asnjë rol në këtë parti politike”, theksoi më tej zonja Hajdari, e cila tregoi se ka patur ftesë nga zoti Patozi.

E sa i përket fotos me Astrit Patozin, ajo tha se ishte e bërë disa kohë më parë dhe jo gjatë ditëve të fundit.