Hajdari takon ambasadoren gjermane: Sjellja e politikës shqiptare, modeli më i keq i mundshëm

14/03/2019 - 16:12

Deputetja "rebele" e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka takuar ambasadoren gjermane në Tiranë, Sussane Shütz.

Në një postim në Facebook, Hajdari bën të ditur se ka diskutuar me ambasadoren Shütz për situatën e vështirë dhe shumë delikate në të cilën ndodhet vendi dhe institucionet Shqiptare, sipas saj.

POSTIMI I PLOTË

Takim me Ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Znj. Sussane SHÜTZ.

Diskutuam për situatën e vështirë dhe shumë delikate në të cilën ndodhet vendi dhe institucionet Shqiptare aktualisht.

Miqtë tanë Evropianë dhe Gjermanë janë tepër të shqetësuar për krizën politiko-institucionale në vend ashtu sikurse është i shqetësuar çdo qytetar Shqiptar. 

BE kërkon me të drejtë përgjegjshmëri të lartë dhe integritet nga politikanët Shqiptare, nga qeveria dhe opozita.

Është e papranushme që politika në tërësi të vazhdojë me modelin e vjetër që nuk përfaqëson aspak qytetarët Shqiptarë, aspiratat, qëllimet dhe vlerat e tyre. Dorëzimi në bllok i mandateve nga ana e opozitës nuk është zgjidhje ashtu siç nuk është aspak zgjidhje arroganca qeveritare. 
Sjellja e politikës Shqiptare sot është modeli më i keq i mundshëm që po i ofrojmë qytetarëve Shqiptarë dhe sidomos të rinjëve.

Nuk mund të rrimë duar-kryq dhe të presim që ky ngërrç i paprecedent politiko-institucional të zgjidhet vetë. Situata mund të agravojë kur aktorët nuk vlerësojnë siç duhet rrethanat. Të gjithë aktorët kanë detyrimin që të reagojnë sa më parë për të orientuar një zgjidhje politike të gjithëpranueshme për krizën e paprecedentë në cilën gjendet sot Shqipëria, për një zgjidhje që siguron në radhë të parë interesin qytetar dhe kombëtar, pa ceduar demokracinë me qëllim që të ndikojmë pozitivisht të ardhmen e Shqipërisë dhe anëtarsimin e saj në BE.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një miting i madh pritet të mbahet këtë të shtunë më datë 30 mars në qytetin e Durrësit, i organizuar nga Partia Demokratike.

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka takuar sot në Tiranë artisten nga Kuvajti, Ebtisam Al Houti, e cila së fundmi është angazhuar për të pr

Shqiprim Thaçi është kandidat në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Ai kandidon në Belgjikë, në listën e ekologjistëve.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dha dje statusin e magjistratit Bledar Valikajt, bashkëshortit të deputetes së Partisë Socialiste, Ermon

Teksa Policia e Shtetit paralajmëroi kallzim penal për ish-kryeministrin për denoncimet e postuara në Facebook, Sali Berisha ka cilësuar

Ish-deputeti demokrat i Durrësit, Edi Paloka ka sulmuar ish-trajnerin e Kombëtares, Kristian Panuçi të cilin e krahason me kryeministrin

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka spastruar shërbimin diplomatik në institucionin që drejton.

Gjatë takimit me mjekë dhe specialistë shërbimesh, kryeministri Edi Rama iu ka dhënë përgjigje edhe akuzave të bëra ditë më parë për shën

Krahas protestave, Partia Demokratike ka nisur edhe testimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale.