Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Rama për emërimet në institucionet publike.

Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Berisha shkruan se Rama ka emëruar në postin e drejtorit tek ALUIZNI Tiranë, ish-kryeregjistruesin e Hipotekës Vlorë, një person të përfshirë në listën e zezë për grabitjen e tokave në bregdet.

Postimi i plotë:

Hajduti i tokave te Vlores dhe Bregut shperblehet nga Rama duke e emeruar drejtor ne hipoteken e Tiranes! sb

“Edvin Rama ka emeruar Drejtor tek Aluizni Tirane kryehajdutin e hipotekes Vlore Rezart Elmazi, te cilin e perfshiu edhe ne listen e zeze. Ka grabitur e falsifikuar toka e prona ne Narte, Uji i ftohte, Radhime, Borsh, Palase, Karaburun. Eshte pjese e bandes tepelenase te pronave te bregut drejtuar nga Alket Hyseni, deputet, krahu i djathte i Rames per vjedhjet ne qarkun e Vlores. Rezarti ka hesape personale ne Vlore. Do e degjoni.
Hajduti Alket Hyseni paska kercenuar opoziten sot me reformen ne drejtesi. Ai me bastardin Rezart Elmazi, ish drejtor i hipotekes Vlore dhe banditet e tjere tepelenas kan grabitur toka ne bregdet. Megjithse e kemi denoncuar nuk po e permend askush.”