Halim Kosova flet për grupin e ngritur kundër Bashës: S’mund të rregullojnë PD, ata që imoralitetin e kanë paguar rëndë!

08/05/2021 - 19:21

Ish-deputeti demokrat, Hailm Kosova, kritikoi ashpër grupin kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të krijuar pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Duke iu referuar ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili kërkon dorëheqjen e Bashës nga drejtimi i PD pas humbjes, duke lënë të hapur mundësinë e kandidimit të tij për kryetar të kësaj force politike, Kosova tha në emisionin "Kjo Javë" në News24, se kushdo që thotë se do të rregullojë PD-në, së pari duhet të shohë veten në pasqyrë.

Një pyetje, po flisnim për zotin Basha çka do të bëjë pas 25 prillit. Emra të njohur për Partinë Demokratike kërkojnë dorëheqjen e zotit Basha, ju çfarë mendoni për këtë grup edhe për ju vetë?

Rezultati i zgjedhjeve është një nisëm nga ku Partia Demokratike duhet t’i vendosi gishtin kokës sepse ka disa zgjedhje që thotë vetëm na i vodhën votat. Mendoj që Basha ashtu siç e ka thënë edhe vetë do të jem kryeministri i parë në Shqipëri që e ka shkolluar jashtë vendit. Nga humbja e zgjedhjeve të PD, nuk ka humbur PD, por qindra e mijëra qytetarë që diçka ndryshe do të bëhej për ta, e gjendja e tyre është e rrënueshme.

A ka të drejtë Bujar Nishani në atë që kërkon?

Unë nuk them gjë tjetër veç asaj që kam në kokë. Unë po flas pak më në përgjithësi. Çdo njeri që del në tavolinë para kamerave dhe thotë do të rregulloj PD, minimumi që duhet të bëjë duhet të marri pasqyrën, të bëj një refleksion e të thotë të bëj këtë në parti. Informacioni i jashtëzakonshëm që kam, më bën të gjykoj objektivisht. Asnjë individ që imoralitetin e ka paguar rëndë, që ka figurë më të pastër, nuk mund të dalë të rregullojë PD, do e lë për sot këtu këtë bisedë. Kjo është bindja ime e palëkundur. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Kongresin e PS-së falënderoi liderin historik të PS-së Fatos Nanon, duke thënë se ai ishte f

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, në 30-vjetorin e Partisë Socialiste ka deklaruar dorëheqjen nga politika.

Ish-kryeministri i "Pajtimit Kombëtar" të Shqipërisë, Bashkim Fino, është përkujtuar sot në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi informon se në 6 ditët e para të operacionit "Bregdeti ynë" janë shembur 35 objekte pa leje në Ksamil, S

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 22-vjetorin e Çlirimit të Kosovës përmes një positmi në Facebook me një video nga 12 qershori i vitit 199

Kryedemokrati Lulzim Basha feston sot 47-vjetorin e lindjes, datë e cila përkon edhe me 30-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka komentuar rastin e prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami, i cili ka marrë kërcënime pak ditë m

Taulant Balla ka uruar sot ditëlindjen e Partisë Socialiste përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook. 

Partia Socialiste do të mbledhë sot pasdite Kongresin e jashtëzakonshëm.

Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 30-vjetorin e krijimit të saj dhe në një ditë të tillë nuk mund të mungonte një urim nga kryemi