Hamiti: Kodi përjashton votën e emigrantëve

23/07/2012 - 00:00

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Durrësit, Indrit Hamiti
<p>Kryetari i Këshillit Bashkiak të Durrësit, Indrit Hamiti</p>

Kodi i miratuar nga PD dhe PS lë në fuqi sistemin e numërimit militantesk të votave, në kuadër të dëshirës së dy partive për të qenë jo administrues, por zotërues fuqiplotë të proçeseve zgjedhore.Ky kod prodhon pabarazi në përfaqësimin e votave të qytetarëve, duke krijuar pragje artificiale të ndryshme nga qarku në qark e që ç‘montojnë parimin e barazisë së votës

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Durrësit, Indrit Hamiti, njëkohësisht dhe një nga përfaqësuesit kryesorë të komunitetit çam në Durrës e ka konsideruar kodin zgjedhor të miratuar nga dy forcat e mëdha politike, si një kod që prodhon pabarazi në përfaqësimin e votave të shqiptarëve, duke lënë sërish të papërfaqësuar votën e 1/3 së qytetarëve shqiptarë që jetojnë në emigracion. “Gjithsesi,- ka deklaruar Hamiti,- dhe me sistemin aktual PDIU është e qartë dhe e sigurtë në objektivat e saj pasi ka mbështetjen jo vetëm të komunitetit çam, por të të gjithë shqiptarëve patriotë që mbi të gjitha venë interesat kombëtare”. Sipas Hamitit aktualisht çështja çame është bërë e njohur për një pjesë të madhe të faktorit ndërkombëtar dhe po hidhen hapat e duhur për futjen e saj në rrugë ligjore. PDIU-ja sipas tij është një parti që lufton për bashkimin kombëtar të shqiptarëve në kuptimin shpirtëror, ekonomik dhe politik si detyrim kushtetues.

Si e shpjegoni faktin se nga njëra anë PDIU kundërshtoi kodin zgjedhor, në një kohë që nga ana tjetër shprehet optimiste në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme?

Nëse në diskurset e shumëkujt kur flitet për politikën si sferë më vete jashtë moralit dhe etikës, matja e rezultatit është arritja. Në filozofinë tonë arritjet e pamoralshme nuk klasifikohen si të tilla dhe nuk mund të jenë afatgjata. Dy forcat e mëdha politike kaluan një kod zgjedhor pa marrë aprovimin e të vegjëlve ndaj dhe kjo s’është aspak e moralshme pavarësisht se vet proçesi i konsensusit të të mëdhenjve ishte shumë i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE. Pra arsyet e mospjesëmarrjes së dy deputeteve tanë në votim janë parimore, pasi dy partitë e mëdha kaluan me forcën e kartonit një kod zgjedhor selektiv. Ky kod lë pa përfaqësuar 1/3 e votuesve shqiptarë që jetojnë në emigracion pikërisht atë pjesë të shoqërisë që është më e ekspozuar ndaj civilizimit. Nga ana tjetër kodi i miratuar nga PD dhe PS lë në fuqi sistemin e numërimit të votave nga militantët, në kuadër të dëshirës së dy partive për të qenë jo administrues, por zotërues fuqiplotë të proçeseve zgjedhore.

Ky kod prodhon pabarazi në përfaqësimin e votave të qytetarëve, duke krijuar pragje artificiale të ndryshme nga qarku në qark e që çmontojnë parimin e barazisë së votës. Ky sistem zgjedhor është huazuar nga vende me tendenca të forta rajonaliste, të cilat për nga homogjeniteti i strukturës së shoqërisë shqiptare as ekzistojnë as duhen favorizuar në Shqipëri. Nga ana tjetër optimizmi ynë buron nga fakti që ne kemi qenë korrekt në kontratën që u kemi ofruar votuesve tanë. PDIU është parti e identitetit kombëtar, parti që nuk bën kompromis me çështjen kombëtare dhe provat i ka dhënë në të gjitha sfidat që ka pasur përpara, që nga qëndrimi ndaj censusit me amendimet e saja vendimtare për proçesin e deri tek kundërshtimi ndaj raportit të Dik Martit në Këshillin e Europës. Dy partitë e mëdha për nga numri i kartonave, sërish zgjodhën të miratojnë një kod që mendojnë se është qepur sipas kutive të tyre. Ky miratim i kodit perfundimisht ka delegjitimuar mundësinë e ankimimit të dy forcave të mëdha politike pas zgjedhjeve të ardhshme, pasi është një çorbë që e kanë gatuar së bashku.

A mendoni se çështja çame ka marrë sensibilitetin e duhur dhe a është futur kjo çështje në baza ligjore?

Çështja çame është sa çështje historie e morali aq edhe çështje politike, diplomatike e juridike. Në këtë kuadër u deshën rreth 14 vjet në demokraci që koshienca komunitare të arrinte në nivelin për të kërkuar një organizim politik. Në 2005 u krijua PDI si aspiratë e komunitetit për të patur një zë më të fuqishëm në ambientin kombëtar shqiptar e më gjerë. Gjatë viteve në vazhdim është bërë një punë kolosale si për evidentimin e fakteve historike ashtu dhe për sensibilizimin e faktorit kombëtar e ndërkombëtar. Sot opinioni publik shqiptar është i sensibilizuar. Tashmë duhet që shteti shqiptar të marrë përgjegjësitë e veta në këtë drejtim dhe një nga instrumentat për ta vënë në lëvizje është pikërisht rezoluta për Çamërinë, të cilën deputetët tanë kanë marrë përsipër ta fusin në Parlamentin Shqiptar.

Nga ana tjetër një draft rezolutë unë bashkë me Tahir Muhedinin e kemi diskutuar me shumë kongresmenë e senatorë amerikanë dhe njëkohësisht dhe me shumë parlamentarë europianë me qëllim për të iniciuar proçeset e aprovimit të saj në Kongresin amerikan dhe Parlamentin Europian. Çështja çame është çështje e të gjithë shqiptarëve e PDIU-ja është e tillë dhe ajo është një parti që lufton për bashkimin kombëtar në kuptimin shpirtëror ekonomik e politik si detyrim kushtetues. Kemi arritur të bëjmë që gjithkush të flasë për Çamërinë. Shumë e ndërrojnë kombësinë nga snobizmi, apo nevojat ekonomike. Ne shqiptarët e Çamërisë nuk e mohuam gjakun, gjuhën, por me sakrifica e afirmuam atë fuqishëm. Kujtoj se banderolat në sheshet e Durrësit, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë në javën çame provuan se nuk ishin vetëm një simbol, por dëshmi që sot për çështjen çame nuk ka më tabu. Po të kthehemi vite më pas ishte një realitet tjetër. PDIU-ja ka qenë pjesë aktive edhe në proçeset politike që përshpejtojnë integrimin e vendit në Bashkimin Europian, duke qenë pjesë e zgjedhjes së Presidentit si dhe ka firmosur edhe nismën për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë.

Ju falenderoj për intervistën

Ju faleminderit dhe juve dhe gjej rastin që të uroj gjithë besimtarët muslimanë për muajin e Ramazanit. Agjërimin e kalofshin sa më lehtë e pa mundime e zoti ua njoftë sevapin.


 

Reagime kundër ndryshimeve në Kodin zgjedhor

Mediu: Kodi nuk garanton barazinë e votës

“Kjo marrëveshje ndërmjet PD dhe PS nuk është reformë zgjedhore. Kjo nuk u jep asnjë shans qytetarëve shqiptarë që me votën e tyre të gjykojnë dhe të vendosin se kush është e ardhmja. Unë mendoj se diskutimi ndërmjet partive të mëdha dhe partive të vogla në thelb ka të bëjë me raportin që ne duam të ndërtojmë me qytetarin shqiptar. Kjo votë bën që votuesi të mos e zgjedhë deputetin”, tha kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, që votoi kundër. Në të njëjtën kohë ai u shpreh se Kodi i ri Elektoral nuk garanton barazinë e votës së qytetarëve dhe lë pa përfaqësuar në Parlament shumë prej tyre.

Dule: PD dhe PS në muaj mjalti

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, deklaroi në Kuvend se Partia Demokratike dhe ajo Socialiste po kalojnë muaj mjalti me konsensusin për reformën zgjedhore, por sipas tij e njëjta frymë është parë dhe në zgjedhjet e viteve të shkuara. Për Dulen, vendi duhet të zhvillojë një herë të vetme zgjedhje sipas standardeve. “Për të mos qenë edhe unë midis atyre që stigmatizohen të deklarohem se do të votoj pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor… Jetojmë momente tejet pozitive, që i ngjajnë muajit të mjaltit, por që shoqërohen me ditë të zeza pas zhvillimit të proçeseve zgjedhore”,- deklaroi Dule.

Oketa: Zgjedhjet, jo më pronë e partive

Kreu i grupit nismëtar të FRD-së, Gazmend Oketa, ka dhënë arsyet se pse e ka hedhur votën e tij kundër ndryshimeve në Kodin Elektoral. Oketa tha se nuk bëhet fjalë për një Kod të ri, por vetëm për disa korrigjime dhe ky Kod nuk garanton barazi të votës. “Nuk bëhet fjalë për një Kod të ri, por për disa korrigjime teknike që nuk prekin thelbin, prandaj edhe vota ime ishte kundër. Duhet që në 2013-n forcat politike të krijojnë një reformë për proçesin e menaxhimit të zgjedhjeve, pasi kjo gjë nuk duhet të ishte më pronë e partive politike. Jemi një vend ku vetë lojtarët që luajnë në fushë bëjnë edhe arbitrin”,- shtoi ai.

 

 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Greqia mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka bërë fajtorë të drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e

Teksa Kuvendi miratoi me 77 vota pro ligjin për krijimin e korporatës së investimeve ekspertët ngrenë pikpyetje për mënyrën e funksionimi

Për ish-deputetin e PD, Gent Strazimiri ajo që ndodhi në Këshillin Evropian është një bllokim që Evropa i bëri qeverisë dhe Ramës, por jo

Rritja e numrit të turistëve italianë në Shqipëri, ka sjellë në Tiranë rreth 60 tur operatorë dhe përfaqësues agjencish të rajonit të Pul

Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, Arben Kashahu është shprehur se nuk është faji i Europës për moshapjen e

"Teksa këtu rreken ende të gjejnë fajtorin diku tjetër, e të mos mbajnë përgjegjësi për asgjë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka

Gjatë deklaratës për shtyp, ministri i Jashtën në detyrë, Gent Cakaj foli për rastin e Alvin Berishës, 11-vjeçarit që u dërgua në kampet

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj iu drejtua sot sërish mediave lidhur me vendimin e një ditë më parë të BE për të mos çelur negociatat me Sh

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar një ditë pas vendimit të Këshillit Europian, i cili vendosi që Shqipërisë dhe Maqedonisë