Hamiti: PDIU, parti e vlerave që i mirëpret të gjithë

Postuar: 30/05/2013 - 20:22

Gratë çame të angazhuara për një përfaqësim dinjitoz në legjislaturën e ardhshme

DURRËS, 30 maj 2013- Besim e angazhim për një përfaqësim dinjitoz në jetën publike, politike, si dhe në parlamentin e ardhshëm. Aktivizimi i grave në vendimmarrjen publike dhe politike ka qenë në fokus të një takimi të organizuar nga PDIU në Durrës, gjatë të cilit gratë kanë kërkuar që ato vetë dhe përfaqësuesit e tyre në parlament të jenë një zë i fortë i një komuniteti që nxjerr në pah vlerat e së kaluarës dhe së sotmes, duke luftuar për të nesërmen dhe korigjimin e fajeve të historisë. Koordinatori i degës së Durrësit, njëkohësisht kryetari i Këshillit Bashkiak të Durrësit Indrit Hamiti duke vlerësuar rolin e gruas në përgjithësi dhe asaj çame në veçanti ftoi gratë dhe vajzat të jenë sa më aktive në jetën publike dhe politike, pasi prania dhe angazhimi i tyre e bën shoqërinë dhe politikën më tolerante, me më shumë vlera dhe e mban më larg dukurive negative, që gëlojnë në të. 

I organizuar në ambjentet e hotel “Adriatikut” në plazhin e Durrësit takimi kishte karakter socialo-politik. Në prag të zgjedhjeve parlamentare, ai nuk mund të shmangte kërkesën e mjaft grave çame drejtuar mbi 100 pjesëmarrëseve për të mbështetur PDIU për një përfaqësim sa më të lartë dhe dinjitoz në parlamentin e ardhshëm. Nuk kanë munguar as deklaratat që e pozicionojnë këtë forcë në krahun e djathtë, jo thjesht për shkak të aleancës me Partinë Demokratike dhe aleatët e tjerë të saj.

Hamiti ftoi të pranishmet, edhe ato që nuk i përkasin komunitetit çam, që të mbështesin kauzën çame, si një çështje mbarëkombëtare që duhet të marrë zgjidhjen e vonuar në kohë nga zhvillimet historike, si dhe të votojnë PDIU në zgjedhjet e 23 qershorit. 

Ai theksoi se PDIU nuk është parti ideologjike, po parti e vlerave, një parti mbarëkombëtare e hapur për të gjithë, pasi "vlerat nuk janë monopol vetëm i komunitetit çam".

Gratë çame të angazhuara në politikë, por edhe pjesëmarrës të paktë burra të kësaj force politike shprehën bindjen se do të arrijnë të fitojnë një deputet në qarkun e Durrësit, ku listën e kryeson kandidati Ilir Tahiri, madje duke kaluar në numër votash edhe Partinë Republikane. Në shkallë vendi, PDIU synon të fitojë 7 mandate në legjislaturën e ardhshme. 

Atmosfera e ngrohtë përmes dhënies së mesazheve personale dhe ndarjes së shembujve konkretë në grup karakterizoi takimin që u mbyll me vendimin e mjaft pjesëmarrëseve për një angazhim më të madh në jetën politike për të ngritur në të tjera nivele përfaqësimi gruan çame.

/v.q. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kryeministri Edi Rama pasi u pyet nëse janë të rrezikuar shqiptarët nga situata kriminale sot, ka treguar një histori që ka ndodhur vi

   Kryeministri Edi Rama, të hënën në darkë, i ftuar në emisionin ‘Tonight’ në Ora News, deklaroi se do ta bënte 1 mijë herë prishjen e k

   Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se kapja e organit të akuzës nga kryeministri Edi Rama është paralajmëruar më he

   Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një propozim të veçantë, ndërsa kërkoi që të bëhej një rezolutë për mbrojtjen e gazetarëve.

Pasi la mandatin e deputetit Bashkim Fino i cili kandidon për kryetar të FSHF-së, deklaron se tërhiqet nga të gjitha funksionet brenda Pa

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kopjen origjinale të policës ndërkombëtare të

Instituti i Studimeve Politike dhe platforma monitoruese “www.deputetim.al”, bazuar në dis

Deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka minuar reformën në drejtësi dhe integrimin europian.

Ditën e djeshme janë shkarkuar nga detyra 15 punonjës policie në komisariatin e Rinasit, nga të cilët 9 kontrollorë dhe 6 ndihmës special

Flet për herë të parë Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku.