Artikulimi i socialistëve për të hapur listat dhe mosdakordësia e demokratëve lidhur me këtë argument, është bërë pjesë e retorikave mes palëve, ndërkohë që njëkohësisht duket se e fut në ngërç marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore.

Kryeministri Rama ka reaguar sot lidhur me marrëveshjen, kur ju drejtua demokratëve: “Mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë”.

Ndërsa më heret ishte deputetja Rudina Hajdari që u kujtoi demokratëve premtimin për lista të hapura në vitin 2017, tashmë është sekretari i PD-së Gazmend Bardhi i cili përmes një videoje, sjell dy qëndrime të ndryshme të socialistëve lidhur me hapjen e listave.

“Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit. Ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet. Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen, nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat mos të ndryshonin”, shkruan Bardhi në postimin e tij që shoqëron videon.

Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të…

Posted by Gazment Bardhi on Saturday, July 11, 2020