Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte mbrëmjen e djeshme në një intervistë ekskluzive në emisionin “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora.

Gjatë intervistës, Ramush Haradinaj deklaroi se Kosova nuk e shikon kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si burrë shteti, pasi sipas tij, me padinë që bëri ofendoi gjithë popullin e Kosovës.

Sa i takon çështjeve të brendshme politike në Kosovë, Haradinaj u shpreh se kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani ofertuan tek i dërguari i Presidentit Trump, Grenell heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.