Harta e re sizmike e ofruar nga profesorët, Meta: Koha për të dëgjuar shkencëtarët, jo servilët!

09/12/2019 - 11:01

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën pas tërmetit në vend. Ndërsa ndan një shkrim të 4 sizmiologëve të njohur në vend, Meta shkruan se është koha për të dëgjuar shkencëtarët dhe jo servilët.

Në vitin 2013 katër sizmologë të njohur në vend, Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço, i ofruan qeverisë një hartë të re sizmike që shoqëronin botimin e tyre të përbashkët “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik në Shqipëri”.

Akademikët në botimin e tyre kanë veçuar se në territorin e Shqipërisë, me probabilitet 80%, mund të ndodhë një tërmet VII ballë një herë në çdo 5 vjet, një tërmet VIII ballë çdo 10 vjet, ndërsa një tërmet iX ballë çdo 30-40 vjet dhe tërmeti maksimal i mundshëm arrin magnitudën Ms=7.5. Në studim autorët kanë dalluar 9 zonat e burimeve sizmike në vendin tonë.

9 zonat e burimeve sizmike me magnituda

Zona Lezhë-Ulqin me Mmax=7.0

Ultësira Pranadriatike me Mmax=6.9

Bregdeti Jonian me Mmax=7.0

Korçë-Ohër me Mmax=6.9

Elbasan-Dibër-Tetovë me Mmax=6.9

Kukës-Peshkopi me Mmax=6.5

Shkodër-Tropojë me Mmax=6.5

Pejë-Prizren me Mmax=6.8

Zona e Shkupit me Mmax=6.5

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë një takimi në Korçë me simpantizantë të LSI, kryetarja e kësaj force politike Monika Kryemadhi, shpërndau karta anëtarësimi për të

Gjatë një takimi në Korçë me simpantizantë të LSI, kryetarja e kësaj force politike Monika Kryemadhi, shpërndau karta anëtarësimi për të

Partia Demokratike i kërkoi informacion zyrtar Prokurorisë së Dibrës për dosjen 184, sa i takon zgjedhjeve në Dibër, dosje e cila u trans

Qeveria e Edi Ramës është krenuar se po e shëndosh sistemin energjetik në Shqipëri.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i pranishëm në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri” në Prishtinë ka kujtuar eksodin masiv të shqi

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi gjatë një takimi me strukturat e partisë në qytetin e Durrësit, ka bërë thirrje që SPAK të h

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, publikoi atë që e quan harta e kryebashkiakëve me të shkuar kriminale ndë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar sot heroin kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut në 552-vjetorin e tij

Në një dalje për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se bosët e krimit të organizuar dhe vrasësit më të

Në një dalje për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka konsideruar lirimin nga burgu të ish-kreut të bandës së Durrësit, End