22 maj 2014 – Mes pesë propozimeve për reformën territoriale dhe administrative, deputetët e maxhorancës përzgjodhën variantet me 39 dhe 47 njësi vendore ose zona funksionale. 

Në një mbledhje me dyer të mbyllura që zgjati rreth 2 orë, ku të pranishëm ishin Kryeministri Rama, ministri i Pushtetit Vendor Çuçi dhe deputetët e Partisë Socialiste dhe të LSI-së, u diskutua rreth varianteve të paraqitura nga qeveria. Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij ka argumentuar rëndësinë që ka kjo reformë dhe ka kërkuar që varianti përfundimtar që do të paraqesë komisioni i posaçëm i reformës territoriale të ketë sa më pak mundësi teorike që opozita ta kundërshtojë atë. Kreu i qeverisë ka treguar dhe preferencën e tij për këtë reformë, që ishte për skemën e parë, atë me 30 zona funksionale, por sipas tij, kjo nuk mund të pranohet pasi duhen respektuar konventa ndërkombëtare për minoritetet, duke pranuar në këtë mënyrë që disa zona si Livadhjaja, Dropulli dhe Pusteci të jenë zona funksionale më vete…

/panorama/