Helmimi i 11 nxënësve, PD: Qeveria s’po kursen as fëmijët

20/03/2019 - 13:04

Pas helmimit të 11 nxënësve sot në Bulqizë, ka reaguar edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi e cila e quan ngjarjen si “skandal”.

Sipas saj, kjo qeveri nuk po kursen askënd madje as fëmijët që prindërit i çojnë në shkollë, por ata përfundojnë nga pakujdesia e institucioneve në spital.

Skandal në Bulqizë, helmohen 11 fëmijë të shkollës “Shefqet Tançi”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ndërsa nxënësit e klasës së gjashtë po kryenin një eksperiment në laboratorin e shkollës.

Fëmijët janë dërguar në urgjencë duke u përballur me pasoja të rënda të helmimit. Për fatin e keq helmi i kësaj qeverie nuk po kursen askënd, as fëmijët të cilët prindërit i  dërgojnë në shkollë e i përfundojnë në spital. Duhet të merren masa urgjente për largimin e produkteve të tilla helmuese nga të gjitha shkollat në vend.

Të  kryhet hetim i plotë nga organet kopetente për këtë ngjarje por edhe për procedurat që janë ndjekur për pajisjen e shkollave me këto produkte që u rrezikon shëndetin fëmijëve. Skenat që pamë sot me fëmijët e kësaj shkolle, janë tregues i papergjegjshmerise totale te autoriteteve pergjegjese

Fëmijëve të lënduar nga kjo ngjarje u uroj shërim të shpejtë si dhe prindërve të kenë durim për ta kaluar këtë moment. #tëzbardhetevërteta#fëmijëtjanëeardhmja”, shkruan ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një emër jashtëzakonisht i njohur për komunitetin shqiptar në mbarë Greqinë, e sidomos në Athinë, Fatos Malaj, hidhet në betejën elektora

Presidenti Ilir Meta shprehet i shokuar nga sulmet e ndodhura në Sri Lanka, ku deri në këto momente numërohen të paktën 207 viktima dhe m

Të martën skadon zyrtarisht afati që i lë në dispozicion kodi zgjedhor partive politike për t’u regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar krijimin e partisë së re "Binda Demokratike", nga Rudina Hajdari.

Nga Kisha e Shna Ndoit në Laç, kryedemokrati Lulzim Basha uroi të gjithë besimtarët katolike e ungjillore për festën e Pashkëve.

Duke uruar Pashkët, presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë apel të gjithë shoqërisë shqiptare që të bashkëpunojnë për hir të interesit ko

I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo duke komentuar krijimin e Partisë "Bindja D

Nga protesta e Unazës së Re, ish-deputeti demokrat Klevis Balli ka komentuar deklaratën e bërë sot nga Taulant Balla, i cili tha se do të

Deputeti Myslim Murrizi tha se nëse Partia Demokratike nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, atëherë ajo shton “rrezikun” e

Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në “News 24” duke folur për krijimin e parti