Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me operacionin që çoi në arrestimin e disa personave, mes të cilëve edhe botuesin Henri Çili.

Teksa poston foton e efektivit Ibrahim Basha (“Dëshmor i Atdheut”) i cili humbi jetën në 2015-ën, Braçe shkruan se gjaku i tij nuk do të bëhet kurrë para e pasuri për batakçinjtë.

“Ibrahim Basha, sherbyes i shtetit dhe i ligjit! Nuk do të harrojë kurrë kush ty! Nuk do të shesë kurrë kush ty! Ti do te jesh perhere dëshmor i atdheut. Gjaku yt nuk do te behet kurre para e pasuri per batakcinjte! Bravo Prokurorisë së Republikës e Policisë se Shtetit. I neveritur nga llumi që do drejtësinë për ta blerë e shitur, i neveritur nga llumi politik që ulëret kundër reformës në drejtësi, por blerësit e shitësit i ka në listë deputetësh, i neveritur nga llumi me firmë e vulë që noterizon blerjen e shitjen e drejtësisë”, shkruan Braçe në Instagram.