Heqja e ndihmës ekonomike/ Basha: Vepër kriminale, nuk ka vende pune

24/02/2018 - 13:56

Në një dalje për mediat, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se kryeministri gënjen se shqiptarët refuzojnë vendet e punës dhe kërkojnë ndihmë ekonomike.

Basha deklaroi se heqja e ndihmës ekonomike për 19 mijë familje është një vepër kriminale.

“Rama e bën këtë gënjeshtër për t’i shpëtuar një fakti të dhimbshëm dhe përgjegjësie të Edi Ramës. E para nuk ka vende pune, ekonomia në krizë, fryma armiqësore ndaj biznesit, TVSH që tani pritet t’i vihet mbi shpinë sipërmarrjes së vogël. Nuk ka vende pune në Berat, në asnjë vend, asnjëe qytet të Shqipërisë. Përkundrazi, vendet e punës po mbyllen. Shumica dërrmuese e këtyre familjeve nuk kanë asnjë mundësi tjetër përveç ndihmës ekonomike. Ku janë këto vendet e punës që nuk i marrin shqiptarët, se pranokan më mirë dy thasë miell se sa 300-400 mijë lekë në një vend normal pune. Sigurisht që nuk janë dhe nuk janë as në fantazinë e Edi Ramës. Ai abuzon dhe fsheh të vërtetën dhe kjo është një vepër kriminale”, tha Basha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputetja Rudina Hajdari ka folur sot në “A show” në News24 për vendimin e saj që e rreshtoi kundër grupit parlamentar të PD dhe e ktheu

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratave të Prokurorisë dhe

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj i cilëson pozitive investimet e huaja në vendin tonë.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi është shprehur se zgjedhje me Edi Ramën kryeminist

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Prokurorisë se kjo parti politike nuk ka deklaruar 650 mijë Dollarë për lobimin në SHBA.

Aksionit të mbjelljeve të pemëve iu bashkuan edhe dhjetra biznese e qytetarë, të cilët iu përgjigjën thirrjes së bashkisë për të kontribu

Pas deklaratave të kryedemokratit Basha se hetimet e Prokurorisë për lobimin në SHBA kanë nisur që para një viti e gjysmë me kërkesë të P

Kryetari i KQZ-së Klement Zguri raportoi sot në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2018.

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të portalit të transparencës ‘u-transparenca.al’ për universitetet tha se është koha që këto inst