Sot kryeministri Rama ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook, përmes së cilës kërkon të vërtetojë me fakte se ka ndihmuar familjen Cakoni, për të cilën është denoncuar dhe nga PD.

Rama e ka cilësuar abuzim me nënën e lënduar nga ana e selisë blu duke i konsideruar ata si hiena.

Por ish-deputetja Grida Duma thotë se kryeministri vijon që të frikësojë Manjola Cakonin dhe se ai kërkon të fshihet pas propagandës.

Duma i bën thirrje prokurorisë që të nisë hetimet sa më parë për kreun e qeverisë.

Postimi në Facebook:

E vërteta e dhimbshme e familjes Cakoni e treguar nga Manjola, është FAKTI i vetëm i një historie, që nuk mund të fshihet nga asnjë formë e propagandës.

Edi Rama edhe sot ka vijuar të frikësojë dhe intimidojë Manjolën. Është koha që prokuroria të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shantazh dhe frikësim ndaj një zonje, që ka kërkuar publikisht vetëm të drejtën e saj!