"Nga Holanda pritej se si hakmarrës që janë, nuk ja falen Edvinit që uli çmimin e kanabisit në Evropë. Pastaj, siç tha shoku Gramoz, ata shtet kriminal janë."

Kështu e ironizon deputeti demokrat Edi Paloka në një status në Facebook, votën e Hollandës kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë më BE-në.

Ndër të tjera Paloka sulmon edhe kreun e grupit parlamentar të PS-së Tauland Balla, duke e cilësuar atë si zëvendës të Ramës.

Ndërsa për qëndrimin e Gjermanisë deputeti opozitar shkruan me ironi se ata janë kundër hapjes së negociatave pasi janë veç ‘xhelozë’.

SATUSI I PLOTË

Nga Holanda pritej se si hakmarrës qe janë, nuk ja falen Edvinit që uli çmimin e kanabisit në Evrope. Pastaj, sic tha shoku Gramoz, ata shtet kriminal janë.

Për Francën e sqaroi Tao Palla, zëvendësi direkt i Rampalles;

Ishte nje gabim i vogel i stafit teknik por qe do te riparohet shpejt ; kane derguar ne France atletet e gabuara. I kane derguar me nr e kembes se Macron, nderkohe qe Macron kerkoi atletet origjinale qe mbante veshur lideri magjepses dhe mundesisht te pa lara. Deri ne dhjetor ky gabim do korigjohet.

Po Gjermania ?!!

Sa here i ka kerkuar takim Merkel, lideri ka pranuar menjehere ta takoj…E ka marre me vete dhe gjithe sharmin e tij magjepses. Nuk eshte kursyer.

Madje pa ja kerkuar, eshte veteofruar dhe per kampe terroristesh ne Shqiperi. Thjesht per xhentilese.

Po atehere cfare ka Gjermania?

Ne rruge jodiplomatike qarkullon thashethemi se sebep eshte bere fakti qe Merkel synonte te kapte nje vend ne zyrat e BE, por ate vend e zuri Shqiperia.

E cfare faji ka Edvini ne kete rast ?! Ai vend ishte me konkurs, kush ishte me e zonja e fitoi…

Po nuk thone kot qe nga xhelozia cfare nuk ben njeriu.

Gjermania nuk u mjaftua me nje “Jo” te thjeshte, po paska renditur dhe nje mori me kushte ; krimi i organizuar, korrupsioni, drejtesi e pavarur, rikthim ne funksion te Gjykates Kushtetuese, zgjedhje te lira , ministra ne burg …

E cfare lidhje ka qeveria me keto ?!

Xhelozia !

Po keta nuk e dijne qe ne kemi PORTALIN e qeverise qe per tre minuta zgjidh cdo problem…

Ne kemi Rampallen, Tao Pallen, Saje Tahon, Fatziun , Ditziun…

Ne kemi “alkimistet” ; Beqen, Gjiknurin, Ahmetajn qe cdo gje e kthejne ne flori.

Ne kemi dhe Velinen qe merr cmime nderkombetare qe ata(evropianet) nuk i shohin as ne enderr.

# “Evropa ka nevoje per Shqiperine”#