Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, tragjedinë që mori miliona jetë njerëzish.

Basha shkruan në Facebook se 27 janari përkujtohet me dhimbje dhe se kjo ditë nuk duhet harruar kurrë.

“Sot me 27 Janar përkujtojmë me dhimbje 6 milionë hebrenjtë që u shfarosën mizorisht gjatë Holokaustit. Kurrë nuk duhet të harrojmë dhe duhet të përballemi e të luftojmë të gjitha format e antisemitizmit dhe diskriminimit. Krenar për qëndrimin unik dhe sakrificën e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. #weremember”.