Një tjetër ish-drejtues politik ka humbur jetën nga koronavirusi.

Ish-kryebashkiaku i Elbasanit Engjëll Dakli nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin e rrezikshëm SARS-COV2 dhe pse ishte dërguar për kurim në Turqi ku ndodhej prej disa ditësj.

Ai është ndarë nga jeta sot në moshën 66-vjeçare. Dakli, përfaqësues i PD, kishte drejtuar bashkinë e Elbasanit në vitet 1996-2000.