Hyn në fuqi ligji për aktivitetet detare, Rama: Flamuri shndërrohet në "pasaportën" e marketimit të Shqipërisë si destinacion përmes mjeteve lundruese

11/07/2020 - 18:47

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se prej ditës së djeshme, 10 korrik ka hyrë në fuqi ligji për aktivitetet detare.

Rama shkruan se tashmë me këtë ligj të ri mjetet lundruese mund të vendosin flamurin shqiptar për ta kthyer atë në pasaportën e re të marketimit të Shqipërisë si një destinacion turistik, përfshirë bregdetin si një destinacion të ri mesdhetar dhe gjithë vijën bregdetare në një zonë konkuruese për portet e marinat.

POSTIMI NGA RAMA

Prej 10 korrikut 2020 ka hyrë në fuqi për herë të parë në Shqipëri një ligj “Për aktivitetet detare” i cili i hap rrugë zhvillimit të një potenciali të pashfrytëzuar në historinë tonë të re e të vjetër jo e jo, industrisë së detit 

Ligji bën të zbatueshëm, vizionin dhe ambicien për ta shndërruar flamurin shqiptar përmes mjeteve lundruese, në “pasaportën” e re të marketimit të Shqipërisë si destinacion turistik, bregdetin tonë në një destinacion të ri mesdhetar të anijeve turistike të të gjitha dimensioneve dhe vijën tonë bregdetare në një zonë konkururse për portet e marinat turistike

Më shumë turizëm, më shumë të ardhura në ekonomi, më shumë punësim, më shumë emër për Shqipërinë e bukur në Europë e në botë

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndoshta këtë herë nuk do të rikthehet si fajtor në vendin e krimit, por për të rishkruar një “histori të re”, aty ka katër vite më parë s

Partia Demokratike e cilëson mashtrim të qeverisë atë që ndodh për fondet e rindërtimit pas tërmetit.

Presidenti i Republikës Ilir Meta inkurajon mjekët në vend të ecin sa më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune tek pacientët me COVID-1

“Raporti i OBSH për Shqipërinë është tepër shqetësues dhe kërkon një veprim imediat për t’i dhënë zgjidhje kujdesit të shëndetit publ

Pas vizitës së kreut të PD, Lulzim Basha në Manzë dhe takimit të tij me banorë të dëmtuar nga tërmeti ka reaguar bashkia Durrës.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar banorët në Manëz të Durrësit, të cilët janë prekur nga tërmeti. Basha u shpreh se

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar shkarkimin nga detyra të komandantit të rojes bregdetare, Artur Meçollari, pasi lejo

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, me anë të një postimi në “Facebook” ka dhënë datat, kur maturantët mund të regjistrohen për studimet B

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot në 32-vjetorin e varjes së tij, poetin disident Havzi Nela.