"I dashur Edi!" Ilir Meta letër publike Edi Ramës

27/06/2019 - 21:58

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një letër publike kryeministrit Edi Rama pas refuzimit të këtij të fundit për t'u takuar.

Letra e Ilir Metës:

I dashur Edi,

Ti më ke privuar padrejtësisht, si në planin institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, nga mundësia për t’u takuar bashkë.

Jam thellësisht i indinjuar dhe njëkohësisht i brengosur që pritjes sime sot, nga ora 05:00 e mëngjesit ti i’u përgjigje me një të larë në pishinë vetëm 200 metra larg Presidencës.

Doja ta vendosnim bashkë datën e zgjedhjeve dhe kam që nga data 8 qershor 2019 që të pres e të pres, me shpresë.

Por unë, siç me të drejtë ti ankoheshe, nuk mund ta lija Shqipërinë pa një datë të zgjedhjeve vendore dhe t’u mohoja shqiptarëve të drejtën për të votuar në mënyrë të qetë, në paqe dhe me alternativa.

Data 13 tetor 2019 e dekretuar nga unë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, u vendos sepse kjo është data më e shpejtë për të garantuar të drejtën e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe për të garantuar përfshirjen në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

Ne të dy e dimë mirë, nga ata që vendosin për të ardhmen europiane të Shqipërisë, se nuk ka çelje të negociatave me Bashkimin Europian me zgjedhje monopartiake, siç ja ke marrë vrapit t’i bësh ti, përkundrazi.

Po të kujtoj se në 17-18 tetor 2019 ne presim mbledhjen e Këshillit Europian, që do të mund të vendosë për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ti thua se data e dekretuar nga unë është dhuratë me rastin e ditëlindjes së Doktorit më 15 tetor.
Ti e di që unë nuk ta kam fshehur asnjëherë, as ty dhe as publikut, dobësinë që kam për Doktorin.

Njerëz jemi, kemi edhe pika të dobëta.

Por edhe ti nuk është se e “urren” aq shumë sa aktron para kamerave dhe militantëve të tu.

Aq më tepër që marrëveshjet më të mëdha në këtë vend i keni bërë ti dhe Doktori, siç ishte edhe ajo brenda natës që ndryshoi themelet e Kushtetutës, që ishte votuar me referendum nga i gjithë populli, dhe pasojat e të cilës i vuajmë edhe sot.

Natyrisht që nuk ka lidhje as me 18 tetorin, ditën e lindjes së udhëheqësit të fundit komunist, Ramiz Alia, i cili, pavarësisht formimit të tij komunist, nuk besoj se e ke harruar, tregoi përgjegjshmëri të lartë me shtyrjen e zgjedhjeve në vitin 1991, duke i krijuar hapësirat e duhura opozitës për të marrë pjesë në to, për të mirën e vendit.

Ndaj të lutem Edi tregohu vizionar, reflekto dhe mos na zhgënje!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shkaktari i 51 viktimave nga tërmeti është Edi Rama, deklaroi Monika Kryemadhi.

Një natë më parë zëvendëskryeministri Erion Braçe pranoi se projekti i rrugës Milot-Balldren nuk do të kryhet pasi kompania konçesionare

Nga Shkozeti, ku vizitoi qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, kryedemokrati Lulzim Basha u vu në dijeni se banorët në këto ditë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, me një deklaratë për mediat ka kritikuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka propozuar një paketë me 5 pika, që sipas tij, do të sillnin efekt të menjëhershëm ndaj bizneseve të dëmtuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar në Durrës bizneset e prekura nga tërmeti, të cilat krahas dëmeve në godina, u janë lar

Ghada Arnaut (Xhada Arnauti) është një nga kandidatet për kryeministre të Libanit.

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka votuar në mënyrë unanime bonusin e qirasë për 660 familjet e para që kanë aplikuar pranë bashkisë Durrësi

Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të “Facebook”-ut, bëri lidhje live sot nga Porto-Romano ku po inspektonte inertet e depozituara at

Më 21 shtator, shtëpia e Fiqiri dhe Kimete Lamit në Mazrek të Kasharit u dëmtua rënde nga tërmeti, duke u bërë krejtësisht e pabanueshme.